Anëtarët

Në përputhje me Ligjin për sigurimin e depozitave, të gjitha bankat e licencuara nga BQK-ja për të pranuar depozita duhet të jenë anëtarë të detyrueshëm të sistemit të sigurimit të depozitave, me përjashtim të degëve të huaja që e kanë sigurim në vendin e tyre të origjinës të lartë se ajo që ofrohet nga FSDK-ja.

Bankat në vijim që operojnë në Kosovë (të paraqitura në renditje alfabetike)janë aktualisht anëtare të FSDK-së që i kanë depozitat e tyre të siguruara:

1. Banka Ekonomike, Sh.A.

2. Banka Kombëtare Tregtare, Sh. A

3. Banka për Biznes, Sh.A.

4. NLB Banka, Sh.A.

5. ProCredit Bank Kosovë J.S.C.

6. Raiffeisen Bank Kosovë J.S.C.

7. TEB Sh.A.

8. Turkiye Is Bankasi, dega në Kosovë

9. T.C. ZİRAAT BANKASI A.Ş. dega në Kosovë

Komercijalna Banka a.d. Beograd nuk është anëtare e Fondit për Sigurimin e Depozitave në Kosovë.

Çdo bankë anëtare e FSDK-së duhet të shfaqë në mënyrë të dukshme certifikatën e anëtarësimit, si dhe afishe të logos së FSDK-së para derës hyrëse të zyrës së tyre kryesore,në të gjitha degët dhe nëndegët.