Rregullat dhe rregulloret

 

Qëllimi i kësaj rregulle është definimi i strukturës dhe formatit të të dhënave për tu dorëzuar nga bankat anëtare për  përcaktim të saktë dhe të shpejtë të depozitave të siguruara dhe pjesëmarrjen e rregullt në testim të softuerit, sistemit për kompenzim të depozitorëve (në tekstin e mëtejmë: SKD).

Kjo rregull autorizohet në bazë të nenit 24 paragrafi 1të LSD) të ndryshuar me nenin 19, paragrafi 1, të LSD i ndryshuar.

Rregulli mbi raportimin tremujor i shërben qëllimit për të përcaktuar shumën e përgjithshme të depozitave të siguruara të bankave e cila shuma është baza për llogaritjen e premiumit të vazhdueshëm që bankat anëtare duhet të paguajnë FSDK-së.

Rregulla autorizohet bazuar në Nenin 24 paragrafi 1 i LSD, Ligji Nr. 03/L-216,(Neni 19 i LSD të ndryshuar, Ligji Nr. 04/L-133), Neni 14 paragrafi 1.1 (Neni 11, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.1 i LSD të ndryshuar), Neni 19 paragrafi 1.4 i LSD dhe Neni 23 të LSD (Neni 18 i LSD të ndryshuar) dhe kjo vlen për të gjitha institucione financiare që pranojnë depozita e që janë anëtarë të Fondit për Sigurimin e Depozitave në Kosovë.

Rregulli përcakton metodën e llogaritjes dhe orarin e pagesës fillestare dhe të vazhdueshme të premiumeve të sigurimit të depozitave nga bankat anëtare.

Rregulli është i autorizuar sipas Neneve 9, 10, 11, 14, 16, 19, 22 dhe 31 të LSD, Ligji Nr. 03/L-216 dhe vlen për Institucionet Financiare në Kosovë që pranojnë depozita.

Rregulla përcakton një varg të sanksioneve transparent administrative në fuqi në përputhje me autorizimet e FSDK-së sipas LSD, Ligjit Nr. 03/L-216, në rast se bankat anëtare nuk përputhen me LSD-në dhe LSD-në e ndryshuar dhe rregullat e shpallura në përputhje me atë.

Rregulli është i autorizuar sipas nenit 23 të LSD-së, Ligjit Nr. 03/L-216, LDI, dhe Neni 18 i LSD-së së ndryshuar, Ligji Nr. 04/L-133.

Rregulli përshkruan mënyrën e informimit dhe përmbajtjen e informacionit për sigurimin e depozitave, të cilin anëtarët e FSDK-së janë të obliguar të sigurojnë për klientët e tyre ekzistues dhe të ardhshëm.

Rregulli është i autorizuar sipas nenit 19 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.4, të LSD-së, Ligji Nr. 03/L-216, dhe neni 19, të LSD-së së ndryshuar, Ligji Nr 04/L-133.