Komunikatë për shtyp

Back to top

Drejtoresha Menaxhuese përfaqësoi FSDK në takimet e Këshillit Ekzekutiv dhe Konferencën e IADI-it

Komunikatë për shtyp

Drejtoresha Menaxhuese, Znj. Violeta Arifi Krasniqi, në cilësinë e anëtares e përfaqësoi FSDK në takimet e Komiteteve dhe takimin e 55-të të Këshillit Ekzekutiv të IADI-it (Shoqatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave), ku ndër të tjera, Këshilli zgjodhi Zëvendës Kryesuesin, Zt. Giuseppe Boccuzzi, i cili njëkohësisht është Kryesues i Komitetit Rajonal të Evropës. Këshilli Ekzekutiv diskutoi mbi opcionet e ndryshme te financimit të Shoqatës si dhe dëgjoi prezentimin e Këshilltares së IADI-it mbi Politikën e financimit të zgjidhjes bankare, me alternativa në qasje.

Në kuadër të ngjarjes është mbajtur edhe Konferenca Ndërkombëtare me temën “Sigurimi i depozitave: promovimi I qasjes dhe i përshtatshmërisë”. Konferenca trajtoi progresin e politikë bërjes nga rregullatorët për te ndërtuar infrastrukturën e inovacioneve te bankingut te bazuar ne teknologji (“fintech”), si dhe ka diskutuar mbi mundësitë dhe sfidat për siguruesit e depozitave. Ne shtese, Konferenca trajtoi temën e shfrytëzimit te teknologjisë ne fushën e kompenzimit dhe komunikimit me depozitorë.

Ngjarja është mbajt nga data 28 maj deri me 1 qershor 2018 në Moskë, ku nikoqire e organizimit ishte Agjensioni i Sigurimit te Depozitave të Rusisë.