Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë publikoi Plani Strategjik për periudhën 2018-2022

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) publikoi Planin Strategjik për periudhën 2018-2022, të miratuar nga Bordi Menaxhues më datë 18.01.2018, i cili do të sigurojë zhvillim institucional në pajtim me Direktivën Evropiane mbi Garantimin e Depozitave dhe të Parimeve Themelore të IADI-it.

Plani strategjik përfshin periudhën pesëvjeçare të planifikimit, 2018-2022, me vizion që të arrijë përmbushjen e standardeve ndërkombëtare në sigurim dhe kompenzim të depozitarëve dhe me mision të arrijë gatishmërinë operacionale për kompenzim 7 ditor dhe vetëdijesim të depozitorëve   dhe të mbështet ne mënyrë efektive stabilitetin financiar në Kosovë. Dhe ky vizion dhe mision do të arrihen mbi bazën e vlerave dhe parimeve të ushtruara që nga themelimi i FSDK-së, atë të veprimtarisë në interes të publikut, efektivitetit dhe produktivitetit, transparencës dhe llogaridhënies, meritokracisë, bashkëveprimit, zhvillimit të vazhdueshëm dhe punës ekipore. Ky plan strategjik shtjellon katër qëllime strategjike.

Për të parë versionin e plotë të Planit Strategjik për periudhën 2018-2022, ju lutem të qaseni në linkun e mëposhtëm:

http://www.fsdk.org/fsdk-2/plani-strategjik