Kontributet

Back to top

Kontributet

Të gjithë anëtarët e detyrueshme janë të obliguar që të paguajnë premiumet e sigurimit në FSDK e cila përfaqëson burimin kryesor të financimit të Fondit për Sigurimin e Depozitave.

Ka dy lloje të premiumeve të sigurimit: premiumet fillestare të cilat duhet të paguhen nga bankat e licencuara rishtas (0.3% e kapitalit fillestar) pas fillimit të anëtarësisë së tyre në FSDK dhe premiumet e vazhdueshëm që të gjitha institucionet anëtare duhet t`a paguajnë rregullisht në baza tremujore.

Premiumet e vëna mbi institucionet anëtare dallohen në bazë të rrezikut që paraqesin për FSD-në. Këto premiume të bazuara në rrezik ngarkohen për institucionet anëtare si një përqindje e shumës së depozitave të siguruara që ata mbajnë, që i nënshtrohen  limitit aktual të mbulimit. FSDK-ja bazon sistemin për dallimin e premiumeve me vlerësimin e ekzaminimit në terren të BQK-së, ku bankat anëtare  me notë më të madhe paguajnë 0.3% në vit nga shuma totale e depozitave të siguruara ndërsa bankat me notë më të ulët do të duhet të paguajë 1,5% në vit.

Në përputhje me Ligjin për Sigurimin e Depozitave, FSDK-ja ka të drejtë të tërheqë shumën e premiumit që duhet të paguhet nga llogaritë e bankës anëtare në BQK.

FSDK-ja do të tërheqë premiumin e kërkuar nga llogaria e institucionit në BQK sipas orarit të aplikueshëm

Orari i mbledhjes së premiumit të vazhdueshëm.

Tremujori (afati i parapagesës)PeriudhaData e pagesës
TM11 Janar deri më 31 Mars31-Janar
TM21 Prill deri më 30 Qershor30-Prill
TM31 Korrik deri më 30 Shtator31-Korrik
TM41 Tetor deri më 31 Dhjetor31-Tetor

Pagesa e premiumit është trajtuar si shpenzim i zbritshëm i tatimeve, nga bankat.

  • Mbledhja vjetore e premiumeve
 TM1TM2TM3TM4Totali
Premiumet 20221,780,673
1,806,5761,751,4781,838,9637,188,686
Premiumet 20211,605,207
1,704,3091,691,1991,712,5046,713,218
Premiumet 20201,430,701
1,433,2661,438,0141,477,6965,779,677
Premiumet 20191,317,9851,345,3801,334,2321,375,7915,373,388
Premiumet 20181,232,7381,257,5991,268,9971,283,9155,043,249
Premiumet 20171,045,8861,060,0491,064,8141,069,9204,240,670
Premiumet 2016987,3061,008,1021,024,9081,040,7314,061,047
Premiumet 2015615,390627,146639,064650,6272,532,226
Premiumet 2014576,152595,430606,209607,1022,384,893
Premiumet 2013596,896576,662442,523432,6432,048,724
Premiumet 2012509,518529,315530,634551,5172,120,984