Donatorët dhe Partnerët

Fillimi i projektit për krijimin e një sistemi për sigurimin e depozitave në Kosovë ka filluar nga BQK-ja me mbështetjen financiare dhe këshilluese e financuar nga Qeveria Gjermane (nëpërmjet KfW) që nga viti 2007.  Hapi i parë është shënuar me kalimin e Ligjit mbi Themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave për pranimin e depozitave nga institucionet financiare në Kosovë deri në fund të vitit 2010 për të pasuar me nënshkrimin e Financimit tre-palësh dhe Marrëveshjen e Projektit (në vijim: Marrëveshja) ndërmjet Qeverisë së Kosovës përmes (MF-së), Qeveria Gjermane (përmes KfW) dhe FSDK (si Agjenci për zbatimin e projektit).  Marrëveshja është nënshkruar për të mbështetur themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave në Kosovë duke kapitalizuar fondin për sigurimin e depozitave (FSD) me 15.5 milion euro, ku 11 milion euro janë siguruar nga Qeveria e Kosovës përmes (MF-së), ndërsa Qeveria Gjermane (nëpërmjet KfW) ka siguruar 4.5 milion euro kontribut kapital dhe 0.5 milion euro për shërbimet këshillimore.

Qeveria e Kosovës përmes (MF-së) dhe FSDK-së kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi më 27 shtator 2011 për të formalizuar angazhimin e Republikës së Kosovës për kapitalizimin e FSD-së, si dhe për përcaktimin e procedurave për dhënien e 11 milion Eurove në fund të muajit mars të vitit 2013. Që nga fundi i muajit dhjetor 2012, FSDK-ja ka marrë pak mbi 6.2 milion euro si kontribut kapitalit nga MF-në (në emër të Qeverisë së Kosovës), nga e cila 2.9 milion euro është financuar nga kredia e IDA-së  (përmes Bankës Botërore).

FSDK-ja është një Agjencia për ekzekutimin e projektit, përgjegjëse për koordinimin dhe zbatimin e projekteve.

kwf

BMZ

republikakosoves

BQK