Politika

Back to top

Politika

Udhëzimet për investim përfaqësojnë kornizën e përgjithshëm të politikave të FSDK-së mbi aktivitetet e për investimeve, në veçanti për të vendosur mbi investimet të cilat FSDK-ja synon të ndjek në një vit afarist. Udhëzimet i referohen investimit të burimeve financiare në dispozicion, të akomuluara në Fondin e Sigurimit të Depozitave në përputhje me nenin 15 dhe 16 (siç është ndryshuar në nenin 12 dhe 13) të Ligjeve për LDS (Nr. 03/L-216 dhe Nr. 04/L-133).

Udhëzimet e investimeve të FSDK-së janë të autorizuar sipas nenit 25, nenit 19 dhe 22 të LSD-së, Ligji Nr. 03/L-216, dhe neni 20 të LSD-së së ndryshuar, Ligjit Nr. 04/L-133.

Politika e Vetëdijesimit të publikut ka për qellim vetëdijësimin e publikut mbi sistemin e sigurimit të depozitave dhe të politikave publike të tij qe janë : Mbrojtja e depozituesve të vegjël nga humbja në rast të një ngjarjeje të siguruar, d.m.th. revokimi i licencës nga BQK-ja të ndonjë banke anëtare si dhe mbështetjen e BQK-së në arritjen e qëllimit të saj për rritjen e sigurisë, solvences dhe funksionimit efikas të një sistemi financiar të qëndrueshëm dhe të bazuar në ekonominë e tregut.

Vetëdijësimi i publikut është thelbësor  në sigurimin e efektivitetit të sistemit të sigurimit të depozitave.

Udhëzuesi për depozitorët mbi procesin e kompensimit të depozitave të siguruara ka për qellim  të shpjegojë procesin e kompensimit dhe kushtet për kompensimin e depozitorëve të siguruar në ngjarjen e siguruar, në pajtueshmëri me Ligjin Nr. 03/L-216 “Mbi themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave për institucionet financiare në Kosovë”, Ligjin Nr.04/L-133 “Për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 03/L-216 Mbi themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave për institucionet financiare në Kosovë”  si dhe në pajtueshmëri me “Rregulloren mbi Procedurat e kompensimit të depozitorëve të siguruar”.