Rregullat dhe Rregulloret

Back to top

Rregullat dhe Rregulloret

 

Qëllimi i kësaj rregulle është definimi i strukturës dhe formatit të të dhënave për tu dorëzuar nga bankat anëtare për  përcaktim të saktë dhe të shpejtë të depozitave të siguruara dhe pjesëmarrjen e rregullt në testim të softuerit, sistemit për kompenzim të depozitorëve (në tekstin e mëtejmë: SKD).

Kjo rregull autorizohet në bazë të nenit 24 paragrafi 1të LSD) të ndryshuar me nenin 19, paragrafi 1, të LSD i ndryshuar.

Rregulla mbi raportimin tremujor i shërben qëllimit për të përcaktuar shumën totale të depozitave të siguruara të bankave e cila shumë është baza për llogaritjen e premiumit të vazhdueshëm që bankat anëtare duhet të paguajnë FSDK-së.

Rregulla autorizohet bazuar në Nenin 24 paragrafi 1 i LSD, Ligji Nr. 03/L-216,(Neni 19 i LSD të ndryshuar, Ligji Nr. 04/L-133), Neni 14 paragrafi 1.1 (Neni 11, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.1 i LSD të ndryshuar), Neni 19 paragrafi 1.4 i LSD dhe Neni 23 të LSD (Neni 18 i LSD të ndryshuar) dhe kjo vlen për të gjitha institucione financiare që pranojnë depozita e që janë anëtarë të Fondit për Sigurimin e Depozitave në Kosovës.

Rregulla përcakton metodën e llogaritjes dhe orarin e pagesës së premiumeve fillestare dhe të vazhdueshme të të sigurimit të depozitave nga bankat anëtare.

Rregulla është i autorizuar sipas Neneve 9, 10, 11, 14, 16, 19, 22 dhe 31 të LSD, Ligji Nr. 03/L-216 dhe vlen për Institucionet Financiare në Kosovë që pranojnë depozita.

Rregulla përcakton një varg të sanksioneve transparente administrative në fuqi në përputhje me autorizimet e FSDK-së sipas LSD, Ligjit Nr. 03/L-216, në rast se bankat anëtare nuk përputhen me LSD-në dhe LSD-në e ndryshuar dhe rregullat e shpallura në përputhje me atë.

Rregulla është e autorizuar sipas nenit 23 të LSD-së, Ligjit Nr. 03/L-216, LDI, dhe Neni 18 i LSD-së së ndryshuar, Ligji Nr. 04/L-133.

Rregulla përshkruan mënyrën e informimit dhe përmbajtjen e informacionit për sigurimin e depozitave, të cilin anëtarët e FSDK-së janë të obliguar të sigurojnë për klientët e tyre ekzistues dhe të ardhshëm.

Rregulla është e autorizuar sipas nenit 19 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.4, të LSD-së, Ligji Nr. 03/L-216, dhe neni 19, të LSD-së së ndryshuar, Ligji Nr 04/L-133.

Rregulla përshkruan procesin dhe kriteret për përzgjedhjen e agjentit të bankës për pagesë për të kompensuar depozituesit e siguruar, d.m.th personat fizikë dhe juridikë në rastin e ngjarjes së siguruar.

Rregulla është e autorizuar sipas nenit 19, paragrafi 1, pika 1.4, neni 12 dhe neni 13, paragrafi 3 i LSD-së, Ligjit Nr. 03/L-216, dhe LSD-së së ndryshuar, Ligjit Nr. 04/L-133.

Rregulla përcakton marrëveshjet për financim për të siguruar se FSDK-së është e aftë në kompensimin e depozitorëve në përputhje me mandatin e saj.

Rregulla është e autorizuar sipas nenit 14 të LSD-së, (Ligji Nr. 03/L-216), dhe neni 11 paragrafi 1.8 i LSD-së së ndryshuar, (Ligji Nr. 04 /L-133), neni 17 i LSD-së dhe nenit 14, paragrafi 1.2, 1.3 e LSD-së së ndryshuar dhe nenit 19, paragrafi 1.13 i LSD-së; dhe neni 19 i Ligjit për borxhin publik.

Rregulla përcakton rregullat e përgjithshme për kompensimin e depozitave të siguruara dhe rregullon fushat e mëposhtme: fazat, metodën e kompensimit, teknologjinë, burimet njerëzore, agjenti i bankës për pagesë, partnerët e nënkontraktuar, dhe komunikimi me publikun, dhe marrëdhënia me pranuesin, raportin me BQK-në dhe MF-në gjatë procesit të kompensimit.

Rregulla është e autorizuar në bazë të LSD-së, Ligji Nr. 03/L-216, neni 19 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.4, nenin 12 dhe nenin 24; i LSD-së së ndryshuar, Ligji Nr. 04/L-133, neni 9 dhe Neni 19.

Qëllimi i kësaj rregulle është të vendosë një procedurë transparente për konsultim me palët e interesit, në përputhje me kompetencat e Fondit në bazë të LSD-së për elaborimin dhe miratimin, e rregullave / rregulloreve të reja apo ndryshimin e tyre dhe propozimet e politikave, duke përfshirë propozimet për ndryshimin LSD-së.

Rregulla është e autorizuar në bazë  të nenit 19, paragrafi 1, pika 1.4, të Ligjit nr. 03/L-216 Mbi themelimin e sistemit për Sigurimin e Depozitave për Institucionet Financiare në Kosovë   dhe nenit 11, paragrafi 1, pika 1.10 e Ligjit nr. 04/L-133 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-216 mbi Themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave për Institucionin Financiar në Kosovë.