Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK mbajti konferencën për vetëdijesimin e publikut mbi Sistemin e Sigurimit të Depozitave në Kosovë

Komunikatë për shtyp

Në konferencën për media të mbajtur më 26 Korrik 2018, Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë prezantoi raportin vjetor për vitin 2017 mbi të arriturat kryesore për këtë vitin, dhe mbajt orë vetëdijesuese për ngritje e njohurive mbi përfitimin dhe kufizimet e Sistemit të Sigurimit të Depozitave.

Pjesëmarrës për fjalë rasti në Konferencën për media ishin: Zonja Shkendije Himaj-Zekaj, Kryesuese e Bordit Menaxhues të FSDK-së, Zt. Petrit Balija, Drejtor Ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës si dhe pjesëmarrës nga Banka Qendrore e Kosovës, Banka Botërore, KFW, FMN, Bankat Anëtare në FSDK dhe përfaqësuese nga mediat në Kosovë.