FSDK merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Qasja në Financa, Kreditimi Bankar dhe Sektorët Bankar në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”

Me datën 14.11.2017, Drejtoresha Menaxhuese e FSDK Znj. Violeta Arifi-Krasniqi do të merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Qasja në Financa, Kreditimi Bankar dhe Sektorët Bankar në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”, e bashkë organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Banka Kombëtare e Austrisë dhe Banka Investive Evropiane.

Qëllimi i organizimit të kësaj konference është trajtimi i çështjeve të rëndësishme mbi aktivitetin e sektorit bankar në rajonin e Evropës Qendrore dhe Juglindore dhe të ardhmen e këtij sektori si një shtyllë e rëndësishme e financimit të zhvillimit ekonomik në këto vende.