FSDK në punëtorinë e përbashkët shqyrtoi ‘Procedurën Standarde të Veprimit mbi Procesin e Kompensimit’

Stafi i FSDK-së ka mbajtur punëtorinë e përbashkët me qëllim të shqyrtimit të ‘Procedurës Standarde të Veprimit mbi Procesin e Kompensimit’ përkatësisht Fazën përgaditore.

Në Punëtorinë e mbajtur në datat 12 – 15 Shkurt 2018 në Tiranë, janë adresuar rekomandimet dhe mësimet e dala ‘lessons learned’ nga simulimi i ‘ngjarjes së siguruar’ i kryer me datë 28 & 29 Shtator 2017 në mes të stafit të FSDK-së dhe ASD-së së Shqipërisë (Agjencia për Sigurimin e Depozitave e Shqipërisë). Në këtë punëtori gjithashtu janë hartuar dhe shqyrtuar një mori e anekseve siç janë: ‘deklarimi i nivelit mesatarë të vigjilencës’; ‘draft fjalimi në ngjarje të siguruar’; ‘angazhimin e resurseve humane shtesë’; ‘analiza e mjaftueshmërisë së FSD-së dhe huamarrjes’, ’draft vendimet të mbështetura me arsyeshmëri’, etj,  si pjesë përbërëse e Procedurës.

FSDK do të ndërmerr shqyrtim të rregullt të procedurës pas çdo simulimi për të përmirësuar në vazhdimësi procesin e kompenzimit.