FSDK u përfaqësua në IADI për Takimet vjetore dhe mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare

FSDK u përfaqësua nga Drejtoresha Menaxhuese e FSDK-së, Violeta Arifi-Krasniqi, dhe Zyrtari Zt. Besmir Kuqi në Takimet Vjetore të Këshillit të IADI-it, Shoqatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave. Në takim të Komitetit për Hulumtime dhe Udhëzime ndër të tjera është miratuar për konsultim hulumtimi mbi Lartësinë e Synuar të Fondit të Sigurimit të Depozitave ku FSDK ishte pjesëmarrëse në grupin e punës dhe ka kontribuar me rastin e përvojës vetanake „case study“. Në shtesë, Drejtoresha Menaxhuese, Violeta Arifi-Krasniqi në Takimin e Këshillit për Asistence Teknike dhe Trajnime ka prezantuar përvojën nga simulimi i përbashkët të ngjarjes së siguruar me pjesëmarrje të Delegacionit nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave të Shqipërisë. Në takimin e Komitetit Rajonal të Evropës, në shtesë së agjendës së rregullt është diskutuar drafti i parë i Kodit të Etikës dhe i Mirësjelljes i cili do të gjen zbatim për tërë anëtarësinë si dhe për Sekretariatin. Ndërsa, në Takimin e Këshillit Ekzekutiv të IADI, ndër të tjera, është miratuar Politika mbi Organizatat nikoqire dhe është diskutuar për tarifat e anëtarësisë të cilat do të gjejnë shqyrtim duke filluar nga prilli i vitit 2018 kur do të shqyrtohet progresi i fazës së parë të implementimit strategjik të IADI-it.

Në Konferencën Ndërkombëtare FSDK, në shtesë u përfaqësua edhe nga Anëtari i Bordit Zt. Bekim Berisha. Konferenca u hap nga Presidenti i Autoriteti Financiar të Kjubekut të Kanadasë Zt. Louis Morisset i cili në fjalimin e tij theksoi rëndësinë institucionale me mandat të skemës së integruar e cila i ofron depozitoret sigurim për sigurim të depozitave, letrave me vlere, produkteve dhe shërbimeve të tjera financiare. Në shtesë, ai theksoi se Autoriteti Financiar të Kjubekut feston sot 50 vjetorin e themelimit. Në Konference u diskutuan në panele temat: 1) Përshtatja e Standardeve Ndërkombëtare dhe Parimeve Themelore të IADI-it, 2) Struktura dhe mandatet e Skemave të Sigurimit të Depozitave, 3) Llojet e institucioneve, 4) Përfshirja financiare.

Në ditën e fundit të ngjarjes është mbajtur takimi Vjetor i Asamblesë së IADI.-it ku ndër të tjera është miratuar Raporti Vjetor dhe Plani vjetor i punës përfshire buxhetin.

Takimet e Këshillimit, Takimi Vjetor i Asamblesë së IADI-it dhe Konferenca Ndërkombëtare është organizuar nga Autoriteti Financiar i Kjubekut të Kanadasë në bashkëpunim me IADI-in.