Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK u përfaqësua nga Drejtoresha Menaxhuese në takimet e Këshillit Ekzekutiv të IADI-it dhe Konferencën e organizuar nga Instituti për Stabilitetin Financiar

Komunikatë për shtyp

Drejtoresha Menaxhuese, Znj. Violeta Arifi Krasniqi, në cilësinë e anëtares e përfaqësoi FSDK në takimet e Komiteteve dhe takimin e 54-të të Këshillit Ekzekutiv të IADI-it (Shoqatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave) ku ndër të tjera është miratuar Kodi i Etikës si dhe është prezantuar iniciativa për themelimin e grupit punues për hulumtimin e opsioneve të burimeve të financimit.

Më datat 31 janar dhe 2 shkurt, Znj. Arifi Krasniqi morri pjesë në Konferencën e organizuar nga Instituti për Stabilitetin Financiar dhe IADI që shtjelloi temën relevante për kohën “zgjidhja e bankës, menaxhimi i krizës dhe sigurimi i depozitave. Konferenca adresoi katër tema: 1. Progresi në implementimin e kornizave efektive për zgjidhjen e bankave; 2. Zhvillimi i kornizës për zgjedhje efektive të institucioneve jo bankare; 3. Kapitali rregullativ dhe “bail-in”; 4. Përvojat e implementimit të rregullave të “TLAC” bazuar në përvojën e SHBA-ve dhe Evropës; 5. Vlerësimi në proces të zgjidhjes së bankës duke shtjelluar kërkesat rregullative dhe praktikat e tregut;

Ngjarja është mbajt nga data 29 janar deri me 2 shkurt 2018 në Basel të Zvicrës në ndërtesën e Bankës për Barazim Ndërkombëtar (BIS).