Përfaqësuesit e FSDK-së morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme Vjetore, Konferencën ICS dhe Konferencën Ndërkombëtare Vjetore të EFDI – 12-14 Shtator 2018 – Vjenë/Austri

Përfaqësuesit e FSDK-së, përkatësisht Drejtoresha Menaxhuese, Znj. Violeta Arifi-Krasniqi, dhe Zyrtari i Lartë për Financa, Z. Vllaznim Bytyqi, morën pjesë në takimet e Komitetit, Asamblenë e Përgjithshme dhe konferencën ndërkombëtare të EFDI që u mbajt në Vjenë nga data 12 deri më 14 shtator të vitit 2018.

Ngjarja 3-ditore u organizua nga Forumi Evropian i Siguruesve të Depozitave (EFDI), ku nikoqir ishin DGS e Austrisë – “Einlagensicherung der Banken & Bankiers”.

Gjatë ditës së parë të pjesëmarrjes në ngjarjet e EFDI, përfaqësuesit e FSDK morën pjesë në takimin e Komitetit EFDI-BE, Komitetit për Marrëdhënie dhe Komunikim me Publikun, Komitetit për Hulumtime: Kontributet e bazuara në rrezik dhe Ekipi Punues i DGS për Stres-Testin, Grupi Punues i Unionit Bankar (BUWG).

Në ditën e dytë të të pjesëmarrjes në ngjarjet e EFDI, përfaqësuesit e FSDK morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të EFDI 2018, ku Sekretari i Përgjithshëm prezantoi raportin e tij të parë. Si anëtarë të barabartë me të drejt vote, FSDK dhe përfaqësuesi i saj miratuan Raportin e Thesarit të EFDI, Raportin e Auditimit, Llogaritë Financiare të vitit 2017, si dhe aprovuan Buxhetin dhe Tarifat e Anëtarësisë për vitin 2018 dhe 2019, dhe aprovuan Politikën e EFDI për Grante dhe Dhurata. Në ditën e tretë, përfaqësuesit e FSDK-së morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare vjetore 2018 të EFDI të titulluar “RISTRUKTURIMI DHE LIKUIDIMI: Pritjet, përvojat, mësimet nga industritë e tjera dhe sfidat përpara”. Gjatë konferencës janë mbajtur një sërë prezantimesh relevante mbi temën e ristrukturimit dhe likuidimit të bankave nga folësit kryesor nga organizatat si Autoriteti i Tregut Financiar të Austrisë, FMN, EBA dhe EIOPA si dhe nga përfaqësuesit e Agjencive Evropiane të Sigurimit të Depozitave të përfaqësuara në EFDI.