Komunikatë për shtyp

Back to top

Përfaqësuesit e FSDK-së morën pjesë në punëtorin EFDI D2I mbi “Pasqyrën e gjendjes së agreguar të depozitorit (single customer view-SCV): Çështjet, Sfidat dhe Zgjidhjet për SSD-ve”, të organizuar nga Forumi Evropian i Siguruesve të Depozitave (EFDI)

Komunikatë për shtyp

Përfaqësuesit e FSDK-së morën pjesë në punëtorin mbi ” Pasqyrën e gjendjes së agreguar të depozitorit (SCV): Çështjet, Sfidat dhe Zgjidhjet për SSD-ve”, të organizuar nga De Nederlandsche Bank (Holandë) dhe Skema e Kompensimit të Shërbimeve Financiare (MB) (Financial Services Compensation Scheme)- UK nën ombrellën e Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave (EFDI).

Kjo ngjarje u zhvillua më 13 prill, 2018, në Qendrën e Konferencave De Bazel në Amsterdam, Holandë. Në seminar morën pjesë Zyrtari i Financave Z. Vllaznim Bytyqi dhe Zyrtari i Lartë i TI, Z. Besmir Kuqi.

Pasqyrën e gjendjes së agreguar të depozitorit (SCV) është një parakusht për kompenzim te shpejt dhe efektive. Direktiva e BE-së për skema e sigurimit të depozitave kërkon që “institucionet kreditore të shënojnë depozitat e pranueshme në mënyre që të bëhet identifikimi i menjëhershëm i depozitave të tilla”, gjithashtu udhëzimet e Autoritetit Bankar Evropian (EBA) mbi stres testin (‘stress testing’)  kërkojnë që SSD-të të kryejnë kontrolle rutinore të fajllit SCV.

Seminari u ndoq nga afërsisht 60 pjesëmarrës nga 40 agjenci të sigurimit të depozitave nga më shumë se 30 vende. Temat kryesore të diskutuara gjatë punëtorisë përfshinin specifikimet teknike të formateve SCV, transmetimin (dhe verifikimin) e fajllit SCV nga banka tek SSD-të dhe procedurat e aplikuara nga SSD-të për të rritur cilësinë e dosjeve SCV. Duke shikuar përtej rolit tradicional të fajllit SCV (p.sh., mbështetja e kompenzimit) punëtoria u fokusua gjithashtu në aplikime të tjera të fajllit SCV, për shembull për të mbështetur procesin e  zgjidhjes se bankave dhe si mund të përdoren të dhënat e SCV si një mjet menaxhimi për të mbështetur vendimmarrjen mbi strategjitë e kompenzimit në rast të ngjarjes së siguruar. Gjatë punëtorisë pjesëmarrësit diskutuan qasjet inovative të ofruara nga industria e shërbimeve financiare dhe mbi atë se si kjo mund të rrisë funksionalitetin dhe cilësinë e SCV. Një panel diskutim i veçantë  u mbajt me palët e treta që ofrojnë shërbime dhe produkte në lidhje me sigurimin e depozitave / TI / si dhe zgjidhjeve bankare.