Komunikatë për shtyp

Back to top

Përfaqësuesit e FSDK-së morën pjesë në Takimin e 18-të Përgjithshëm Vjetor dhe Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare te Siguruesve të Depozitave (IADI) të mbajtur më 10 – 11 Tetor 2019 në Stamboll

Komunikatë për shtyp

Shoqata Ndërkombëtare e Siguruesve të Depozitave (IADI) mbajti Takimin e 18-të Vjetor të Përgjithshëm dhe Konferencën më 10 – 11 Tetor 2019 në Stamboll, Turqi, e pritur nga Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kursimeve të Turqisë (SDIF). Dyqind e tetëdhjetë (280) pjesëmarrës nga afro 70 juridiksione në të gjithë botën morën pjesë në ngjarje. FSDK u përfaqësua nga Anëtari I Bordit Z. Bekim Berisha dhe Znj. Shqipe Devaja, Zyrtare e Lartë Ligjore të cilët morën pjesë në takimin e 18 të Përgjithshëm Vjetor dhe  Konferencën  e IADI. FSDK u përfaqësua nga Znj. Devaja gjithashtu në Takimin e 60-të të Këshillit Ekzekutiv të IADI.

Gjate konferencës me titull “Realizimi i Reformave: Cfarë ka ndryshuar në Sistemet e Sigurimit te Depozitave që nga kriza  ”,u  prezantuan prezantime dhe diskutime në panel nga politikë bërësit kryesorë, ne fushën e sigurimit te depozitave dhe  akademikët e shquar në çështjet kryesore që prekin ekonominë globale, stabilitetin financiar, zgjidhjet e bankave” resolution” dhe sigurimin e depozitave.

Temat kryesore që diskutuan ishin rritja e rëndësisë së sistemeve te sigurimit te depozitave  në ruajtjen e stabilitetit financiar; globalizimi dhe çështjet ndërkufitare; ndryshim i shpejtë i teknologjive financiare; madhësia optimale e fondit dhe objektivi i duhur për raportin e rezervës së fondit; roli i parasë elektronike në zgjerimin e përfshirjes financiare në ekonomitë në zhvillim si dhe nevojën për mbrojtjen e depozitave të fondeve të parasë elektronike .