Mbulimi

Sistemi për sigurimin e depozitave ofron një mbulim të kufizuar të sigurimit të depozitave, si një praktikë më e mirë.

Në përgjithësi, një depozitë do të thotë një shumë e parave të paguara nga një depozituesi në bankë, me kusht që ajo do të paguhet në mënyrë të plotë nga banka, me ose pa interes, qoftë me kërkesë ose në një kohë të dakorduar, sipas  kushteve ligjore dhe kontraktuale të zbatueshme.

Produktet tipike të depozitave bankare të ofruara nga bankat që janë siguruara nga FSDK janë depozita pa afatizim (llogari rrjedhëse), llogaritë e kursimeve dhe depozitat me afat.

Aktualisht, depozituesit janë të siguruar, për secilën bankë anëtare, deri në shumën e siguruar prej:

EUR 5,000

Një depozitues do të ketë llogaritë e depozitave të tij të siguruar në të gjitha bankat që janë anëtarë të FSDK-së deri në shumën maksimale të kompensimit prej 5,000 euro. Për shembull: Një depozituesi i siguruar ka llogaritë në dy banka (banka A dhe banka B) i ka depozita të veta të siguruara në këto dy banka, përkatësisht në bankën A: deri në 5,000 euro dhe në Bankën B: deri në 5,000 euro.