Shuma e kompensimit

Shuma maksimale e kompensimit që një depozitues do të marr nga FSDK-ja, për secilën bankë, është 5,000 EUR.

Viti, efektive nga 1 janariLimiti i shumës së siguruar (EUR)
20185,000

Shuma individuale e kompensimit llogaritet si vijon:

Të gjitha depozitat e depozituesit do të mblidhen (agregohen)

+ do të shtohet interesi i përllogaritur (deri në datën e revokimit të licencës dhe mbyllja e bankës)

të gjitha detyrimet me vonesë, (nëse ka ndonjë)  të depozituesit (kredi, mbitërheqje, etj.) ndaj bankës do të zbriten

= Kërkesa neto e depozituesit në bankë;

FSDK-ja do të kompensojë në maksimum EUR5,000.

Depozitat e mbajtura në llogaritë e përbashkëta do të ndahen në mënyrë të barabartë ndërmjet mbajtësve të llogarisë, përveç nëse mbajtësit e llogarisë paraqesin prova që vërteton se aksionet e tyre në llogarinë e përbashkët nuk janë të barabarta.

Shembuj për llogaritjen e shumës së kompensimit:

Shembulli 1:  Shuma
 Bilanci i depozitës në llogarinë rrjedhëse: € 900
 Interesi për llogarinë rrjedhëse: € 50
 Bilanci i depozitave në llogari të kursimeve: € 4,000
 Interesi për llogarinë kursimeve: € 50
 Depozitat totale duke përfshirë edhe interesin:  € 5,000
 Detyrimet e vonuara (pa paguara):  € 0
 Gjithsej kërkesa neto:  € 5,000
 Shuma e kompensimit (e paguar nga FSDK-ja) € 5,000

 

 

Shembulli 2: Llogaria e përbashkët Shuma
 Bilanci i depozitës në llogarinë rrjedhëse: € 2,500
 Interesi për llogarinë rrjedhëse: € 120
 Bilanci i depozitës  në llogari të përbashkët  të kursimeve € 2,000
(pjesa 50% ): (2,165 CHF x 0.9240)
 Interesi për llogari të përbashkët  të kursimeve : € 80
(87 CHF x 0.9240)
 Gjithsej depozita, përfshi interesin:          € 4,700
 Detyrimet e vonuara (pa paguara):  € 200
 Gjithsej neto kërkesa:  € 4,500
Shuma e kompensimit (e paguar nga FSDK-ja) € 4,500

 

Shembulli 3:  Shuma
 Një person fizik që mban një llogari depoziti si  “person fizik”, dhe është pronar i një subjekti  juridik – në një rast të tillë depozitat e personit fizik dhe të personit juridik duhet të sigurohet veçmas si më poshtë:
 Bilanci i depozitit në llogarinë rrjedhëse, duke përfshirë interesin (person fizik): € 4,000
 Bilanci i depozitit në llogarinë rrjedhëse përfshirë interesin (person juridik, p.sh personi fizik i përmendur më parë është pronar i këtij subjekti juridik): € 5,000
 Duke supozuar se nuk ka detyrime të vonuara, kërkesa e personit fizik dhe juridik trajtohen veç e veç, pra, shuma e kompensimit e personit fizik do të jetë  € 4,000 kurse për personin juridik do të jetë € 5,000.

 

Nëse neto kërkesa  e një depozituesi tejkalon shumën prej EUR 5,000 si në shembullin e dytë, diferenca mes neto kërkesës  së depozituesit dhe shuma maksimale e rimbursueshme do të shlyhet nga Liquidatori në rrjedhën e procedurave të likuidimit të bankës  së mbyllur.

 

Shembulli 4:  Shuma
Bilanci i depozitit në llogarinë rrjedhëse: € 3,000
Interesi për llogarinë rrjedhëse: € 90
Bilanci i depozitit në llogari të kursimeve € 5,000
Interesi për llogarinë të kursimeve: € 110
Totali i depozitave përfshirë interesit:                         € 8,200
 Detyrimet e vonuara (pa paguara):  € 500
Gjithsej neto kërkesa:  € 7,700
 Shuma e kompensimit (e paguar nga FSDK-ja) € 5,000
 Shuma e pasiguruar (Kërkesa për pranuesit) € 2,700

 

Depozitat në euro dhe depozitat në valutë të huaj janë të siguruara. Pagesat e kompensimit do të bëhen vetëm në euro. Euro ekuivalent i depozitave që janë të denominuara në valuta të huaja do të përcaktohet duke zbatuar normën e mesme zyrtar të këmbimit të Bankës Qendrore Evropiane, si në ditën e revokimit të licencës dhe mbyllja e bankës nga Banka Qendrore e Kosovës.