FAQ

Çka është sigurimi i depozitave?

 

Sigurimi i depozitave nënkupton sigurim të depozitave dhe  kompensimin e tyre deri në limitin ligjor, në rast të revokimit të licencës dhe mbylljes së ndonjë banke anëtare.

Depozitorët e siguruar që mbajnë depozita në bankë, mund të jenë:

  • Personat fizikë (individë privat) dhe
  • Personat juridikë (kompanitë e regjistruara etj.)

Depozitorët kosovarë dhe ata të huaj që deponojnë paratë e tyre në sistemin bankar të Kosovës, janë të siguruar.

 

Sa është limiti i sigurimit të depozitave?

Depozitorët janë të siguruar, për çdo bankë anëtare, deri në shumën e siguruar prej:

€4,000 (euro)

Gjatë dy viteve të ardhshme, limiti i depzitave të siguruar do të rritet gradualisht, si në vijim:

Viti, efektive nga 1 janariLimiti i shumës së siguruar (EUR)
20185,000

A janë të siguruara të gjitha llogaritë e depozitave në të gjitha bankat apo vetëm në një bankë? 

Depozituesi i ka të siguruara llogaritë e veta të depozitave në të gjitha bankat që janë anëtare të FSDK-së deri në shumën maksimale të  sigurimit prej €4,000 (euro). Për shembull: Një depozitues i siguruar që ka llogari në dy banka anëtare (psh. banka A dhe banka B) ka të siguruara depozitat e veta në ato dy banka, respektivisht në bankën A: deri në €4,000 (euro); dhe në bankën B: deri në €4,000 (euro).

 

Cilat banka i kanë depozitat e siguruara?

Bankat e mëposhtme (të renditura sipas alfabetit) janë anëtare të FSDK-së me depozita të siguruara:

  1. Banka Ekonomike Sh.A. 
  1. Banka KombëtareTregtare, dega në Kosovë
  1. Banka për Biznes Sh.A.
  1. NLB Prishtina Sh.A.
  1. ProCredit Bank Kosovo J.S.C.
  1. Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.
  1. TEB Sh.A.
  1. Turkiye Is Bankasi, dega në Kosovë
  1. Ziraat Bankasi A.Ş. dega në Kosovë 

Depozitat në Komercijalna Banka a.d. Beograd nuk janë të siguruara nga Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kosovës.

 

Si të identifikohen bankat me depozita të siguruara?

Çdo bankë anëtare e FSDK-së duhet të paraqesë dukshëm certifikatën e anëtarësisë  në çdo hapësirë të hapur për klientë dhe shenjën e logos së FSDK-së (afishe) në ngjitur në derë të hyrjes të zyreve qendrore, të gjitha degët dhe nëndegët.

 

Definicioni i depozitës dhe llojet e depozitave të SIGURUARA?

 Në përgjithësi, depozitë do të thotë një shumë parash e deponuar nga depozituesi në një bankë me kusht që do të kthehet plotësisht nga banka, me ose pa interes, qoftë me kërkesë të depozituesit ose në një kohë të caktuar me marrëveshje, sipas kushteve ligjore dhe kontraktuale që janë në fuqi.

Produktet e zakonshme të depozitave në banka të cilat janë të siguruara nga FSDK-ja janë depozitat rrjedhëse (llogaritë rrjedhëse), depozitat e kursimeve dhe depozitat e afatizuara.

 

Cilat depozita NUK JANË TË SIGURUARA?

Depozitat e mëposhtme nuk janë të siguruara, d.m.th nuk kanë të drejtë kompensimi në rast të revokimit të licensës dhe mbylljes së bankës anëtare:

  • Depozitat e llogarive të paidentifikuara
  • Depozitat e ndërlidhura me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit
  • Depozitat e drejtorëve dhe menaxherëve të lartë të bankës, si dhe depozitat e familjarëve të tyre dhe palëve të ndërlidhura
  • Depozitat e personave fizikë me pjesëmarrje direkte në kapitalin e bankës ose me të drejtë vote që rrjedhin nga së paku pesë përqind (5%) të aksioneve në kapitalin e bankës, familjarët e tyre dhe palët e ndërlidhura
  • Depozitat e personave juridikë dhe aksionarëve të këtyre personave juridikë me shumicë vote prej pesëdhjetë përqind (50%) ose më shumë në kapitalin e bankës ose të drejta vote që rrjedhin nga së paku pesë përqind (5%) e aksioneve në kapitalin e bankës, familjarët e tyre dhe palët e ndërlidhura, siç zbatohet.
  • Personat përgjegjës për kryerjen e auditimit të jashtëm të pasqyrave financiare të institucionit gjatë tri viteve të fundit para fillimit të procedurës së falimentimit.
  • Depozitat e bankave dhe institucioneve financiare
  • Depozitat e kompanive të sigurimeve dhe ndërmarrjeve kolektive të investimeve
  • Depozitat e pensioneve dhe fondeve pensionale
  • Depozitat e autoriteteve qeveritare qendrore dhe lokale dhe autoritetet administrative
  • Depozitat e mbajtura në degët e bankave kosovare që operojnë jashtë shtetit

 

Si llogaritet shuma e kompensimit?

Shuma maksimale e kompensimit që një depozitues mund ta pranojë nga FSDK-ja, për çdo bankë, është €4,000 (euro).

Shuma e kompensimit për depozitor llogaritet si në vijim:

Të gjitha depozitat e depozituesit do të mblidhen

+ interesi i mbledhur do të shtohet (deri në datën e revokimit të licensës dhe mbylljes së bankës)

të gjitha detyrimet me vonesë, (nëse ka) të depozituesit (kredi, mbitërheqje, etj.) ndaj bankës do të zbriten

=  kërkesën neto të depozituesit ndaj bankës;

FSDK do të kompensojë në maksimum €4,000 (euro)

Depozitat e mbajtura në llogari të përbashkëta do të ndahen në mënyrë të barabartë ndërmjet mbajtësve të llogarisë, përveç nëse mbajtësit e llogarisë dorëzojnë dëshmi që pjesët e tyre në llogarinë e përbashkët nuk janë të barabarta.

Shembuj për llogaritjen e shumës së kompensimit:

Shembulli 1Shuma
Bilanci i llogarisë rrjedhëse:€ 900
Interesi i përllogaritur:€ 50
Bilanci i llogarisë së kursimeve:€ 3,000
Interesi i përllogaritur:€ 50
Gjithsej depozitat përfshirë interesin: € 4,000
Detyrimet e vonuara (pa paguara):€ 0
Gjithsej kërkesa neto:€ 4,000
Shuma e kompensimit për pagesë nga FSDK€ 4,000
Shembulli 2: Llogaria e përbashkëtShumakoha indirekte
Bilanci i llogarisë rrjedhëse: € 1,500
Interesi i përllogaritur: € 120
Bilanci i llogarisë së përbashkët të kursimeve
(pjesa 50%):
€ 2,000(2,165 CHF x 0.9240)
Interesi i përllogaritur:€ 80(87 CHF x 0.9240)
Gjithsej depozitat përfshirë interesin:€ 3,700
Detyrimet e vonuara (të pa paguara):€ 200
Gjithsej kërkesa neto:€ 3,500
Shuma e kompensimit për pagesë nga FSDK€ 3,500
Shembulli 3Shuma
Në rastin kur ne të njejtën bankë, një person fizik që mban një llogari depozituese si "person fizik", dhe një llogari tjetër si pronar i një subjekti juridik – atehere depozitat e personit fizik dhe ato të personit juridik sigurohen veçmas si më poshtë:
Bilanci i llogarisë rrjedhëse, duke përfshirë interesin e personit fizik: € 3,000
Bilanci i llogarisë rrjedhëse përfshirë interesin e personit juridik: € 4,000
Duke supozuar se nuk ka detyrime të vonuara, kërkesa e personit fizik dhe juridik trajtohen ndaras, pra, shuma e kompensimit për personin fizik do të jetë € 3,000 kurse për personin juridik do të jetë € 4,000.

Çka ndodh nëse kërkesa neto e depozituesit ndaj bankës tejkalon shumën maksimale të kompensimit prej €4,000 (euro)?

Nëse kërkesa neto e depozituesit tejkalon shumën prej €4,000 (euro), si në shembullin mëposhtëm, dallimi ndërmjet kërkesës neto të depozituesit dhe shumës maksimale të kompensimit do të paguhet nga likuidatori në procesin e likuidimit të bankës.

Shembulli 4Shuma
Bilanci i llogarisë rrjedhëse: € 2,000
Interesi i përllogaritur:€ 90
Bilanci i llogarisë së kursimeve:€ 5,000
Interesi i përllogaritur: € 110
Gjithsej depozitat përfshirë interesin:€ 7,200
Detyrimet e vonuara (të pa paguara):€ 500
Gjithsej neto kërkesa:€ 6,700
Shuma e kompensimit për pagesë nga FSDK€ 4,000
Shuma e pasiguruar (kërkesë ndaj likuidatorit)€ 2,700

Si do të informohen depozituesit për kompensimin e depozitave të siguruara?

 Menjëherë, pas revokimit të licencës nga Banka Qendrore e Kosovës, depozituesit do të njoftohen përmes shpalljeve nga Fondi i Sigurimit të Depozitave në media, në faqen e internetit të FSDK-së dhe shpalljet me shkrim në zyrat e degëve të bankës së mbyllur. Shpalljet do të informojnë depozituesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, për emrin dhe lokacionin e bankës së zgjedhur për pagesë të kompensimit dhe datën e mundshme të fillimit të pagesës së kompensimit si dhe procesin e kompensimit.

 

Kur do të fillojë pagesa e depozitave të siguruara dhe sa do të zgjasë?

Pagesa e depozitave të siguruara përmes bankës së zgjedhur për pagesë do të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur pas revokimit të licencës dhe mbylljes së bankës. FSDK do ta përfundojë procesin e kompensimit të depozitave të siguruara brenda 30 ditësh pas revokimit të licencës së bankës anëtare. FSDK mund të paguajë depozitat e siguruara me një pagesë të vetme apo seri pagesash brenda afatit kohor prej 30 ditësh.

 

Në cilën valutë do të bëhet pagesa e kompensimit?

Depozitat në Euro dhe depozitat në valuta të huaja janë të siguruara. Pagesat e kompensimit do të bëhen vetëm në valutën Euro. Shuma ekuivalente në Euro e depozitave në valuta të huaja do të përcaktohet duke aplikuar kursin zyrtar të këmbimit valutor të Bankës Qendrore Evropiane në datën e revokimit të licencës dhe mbylljes së bankës.