Lirika Ulaj

Back to top

Zyrtare e Lartë për Kompenzim srb

Znj. Lirika Ulaj është zyrtare e lartë e kompenzimit në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës që nga muaji maj 2015. Ajo është përgjegjëse për udhëheqjen e procesit të kompenzimit të depozituesve të siguruar, për analizimin e të dhënave të dërguara nga bankat anëtare, në formatin e definuar nga FSDK-ja,  për  përcaktimin e saktë dhe të shpejtë të depozitave të siguruara, si mandat kryesor i FSDK-së.

Znj. Ulaj ka më shumë se 12 vite përvojë pune në sektorin financiar. Para angazhimit të saj në FSDK  ka qenë e sistemuar në Departamentin e Buxhetit dhe Kontrollit Financiar si zyrtare e lartë në njërën nga bankat komerciale, ku ka punuar në përgatitjen e pasqyrave dhe raporteve të ndryshme financiare (përfshirë edhe një pjesë të raporteve  për BQK-në). Më pas  ka punuar edhe si menaxhere e operacioneve dhe njëkohësisht ka qenë përgjegjëse për organizimin dhe drejtimin e punës ne Degë.

Znj. Ulaj ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Banka, Financa dhe Kontabiliteti.

Znj. Ulaj ka marrë pjesë në  trajnime dhe seminare profesionale  të organizuara nga  Asociacioni Ndërkombëtar i Siguruesve të Depozitave (IADI) dhe Forumi Evropian i Siguruesve të Depozitave (EFDI).