Ilir Rama

Back to top

Anëtar i Bordit Menaxhues

Iliri është i diplomuar në ekonomi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik. Në vitin 2005 ka marrë titullin MA në Studime Evropiane nga Katholieke Universiteit, Leuven, Belgjikë, dhe në vitin 2010 titullin MSc në Management nga RIT/Universiteti Amerikan në Kosovë. Momentalisht, është duke kryer studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Ilir ka punuar në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave, gjatë periudhës 2005-2008, si Udhëheqës i Zyrës për Bashkëpunim me Donatorë dhe Investitorë, ku nën portfolion e tij kishte menaxhimin e disa projekteve të asistencës si dhe fonde donatorësh. Gjithashtu, ishte përgjegjës për përzgjedhjen dhe vlerësimin e projekt-propozimeve nga departamente të tjera.
Pas kësaj, ka punuar për një nga kompanitë më të mëdha private në Kosovë, dhe ishte përgjegjës për menaxhimin e njërës nga njësitë afariste të saj.
Nga viti 2010, Ilir është i punësuar në Ministrinë e Financave, fillimisht si këshilltar për marrëdhënie me investitorë dhe publikun brenda Departamentit Qendror për Partneritete Publiko Private, dhe nga viti 2016 si drejtor i këtij departamenti. Gjatë punës në Ministrinë e Financave, ndër të tjera, ka qenë pjesë e komisioneve dhe ekipeve për vlerësimin e aspekteve të ndryshme të disa projekteve më të mëdha kapitale të Kosovës, përfshirë TC “Kosova e Re”, projektin e Brezovicës, Aeroporti “Adem Jashari”, si dhe PPP projekte të ndryshme të nivelit komunal dhe qendror.
Flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe serbe. Iliri jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka tre fëmijë.