Shqipe Devaja

Back to top

Zyrtare e Lartë Ligjore dhe Administrative

Znj. Shqipe Devaja është Zyrtare e Lartë Ligjore dhe Administrative në Fondin e Sigurimit të Depozitave në Kosovë që nga Tetori i vitit 2012. Znj. Devaja ka përvojë prej 15 vitesh në fushën ligjore dhe të qeverisjes korporatave, ndër to 7 vite në fushën e sigurimit të depozitave. Ajo është përgjegjëse e funksionit ligjor në FSDK, të burimeve njerëzore, të prokurimit si dhe atë administrativ. Poashtu që nga fillimi i punësimit të saj asiston Bordin dhe Drejtorin Menaxhues në organizimin e takimeve të Bordit Menaxhues të FSDK.

Para angazhimit të saj në FSDK, Shqipja ka qenë pjesë e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe të Shërbimeve te Kontrollit të Trafikut Ajror në Kosovë duke kontribuar në procese dhe projekte të rëndësishme të zhvillimit të aviacionit civil në Kosovë dhe inkorporimin dhe korporatizimin e ANP si ndërmarrje publike. Ndër përfshirjet tjera, në kuadër të pozitës së saj si Sekretare e Kompanisë dhe Udhëheqëse e Zyrës Ligjore znj. Devaja ka udhëhequr procedurën administrative dhe gjygjësore të eksproprijimit të 214 hektarëve tokë, të nevojshme për zhvillimin e infrastrukturës dhe plotësimin e standardeve për licensimin e shërbimeve aeroportuale dhe të kontrollit të trafikut ajror. Ajo ka qenë gjithashtu anëtare e Komisionit të Auditimit të ANP-së.

Shqipja ka përfunduar studimet 4 vjeçare në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2003. Ajo mban titullin “Master në të Drejtën dhe Integrimin Evropian” nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Evropiane CIFE/IEHEI (Centre International de Formation Europѐenne /Institute Europѐen des hautes ѐtydes internationales).

Është kandidate për certifikimin  “ Project Management Professional” nga PMI.