Drejtoresha Menaxhuese mori pjesë në seminarin e BERZH-it për Lidership me temë: “Menaxhimi i Organizatave Dinamike të së sotmës”

Drejtoresha Menaxhuese e Fondit për Sigurimin e Depozitave në Kosovë, Znj. Violeta Arifi- Krasniqi mori pjesë në seminarin e Lidershipit me temë “Menaxhimi i Organizatave të sotme” i mbajtur në Institutin e Përbashkët të Vjenës.  Seminari i sponzoruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim “BERZH” është program i dizajnuar për të përmbushur kërkesat e shteteve të cilat janë në proces të tranzicionit në ekonominë e tregut. Seminari ka shtjelluar fushat si në vijim: 1. Kompetencat në komunikim, 2. Lidershipi efektiv, 3. Kompetencat për vizionin strategjik dhe vendimarrja, 4. Menaxhimi i bazuar në rezultate, 5. Menaxhimi i kulturës organizative dhe i ndryshimit; 6. Menaxhimi i performancës, dhe 7. Kompetencat e negocimit.

Ngjarja është mbajtur në Vjenë të Austrisë ndërmjet 11 – 16 marsit 2018.