Komunikatë për shtyp

Back to top

Zyrtarja e Lartë e Kompenzimit morri pjesë në programin trajnues FDIC 101 i organizuar nga FDIC më 12-16 mars 2018

Komunikatë për shtyp

Zyrtarja e Lartë e Kompenzimit Znj. Lirika Ulaj, mori pjesë në programin trajnues FDIC 101 i organizuar nga FDIC – (Federal Deposit Insurance Corporation). FDIC 101 është program 5-ditor i cili pasqyron politikat dhe procedurat qeverisëse të përdorura nga FDIC për të mbështetur mandatet e saj në sigurimin e depozitave, mbikëqyrjen bankare dhe rezolucionet e bankës.

Ekspertët të fushës të FDIC kanë prezantuar rolet dhe funksionet e Divizioneve përbërëse të Agjensionit, misionit kryesore të FDIC: mbikqyrjen e bankave (egzaminimin e bankat mbi sigurinë dhe shëndetin dhe mbrojtjen e konsumatorit), Sigurimin e Depozitave dhe menaxhimin e fondit të Sigurimit të Depozitave si dhe rezolucionet (menaxhimin e likuidimit, zgjidhjen e institucioneve të mëdha  financiare dhe komplekse).

Në këtë trajnim është diskutuar historiku dhe përvoja e FDIC që nga themelimi i saj, sistemin bankarë të SHBA, rolin e FDIC si rregullator primar federal për sigurimin e depozitave në institucionet depozitëmarrëse në rast të falimentimit të tyre, ku pervec rolit të saj si sigurues FDIC është rregullatori kryesor i bankave shtetërore të siguruara federale që nuk janë anëtare të Sistemit të Rezervës Federale. Gjithashtu është diskutuar FDIC në rolin e likuidatorit  për këto institucione financiare në rast të falimentimit si dhe përgjegjësinë e saj për planifikimin e zgjidhjes (së bashku me Bordin e Rezervës Federale) për kompanitë financiare të mëdha dhe komplekse në mënyrën më pak të kushtueshme  ‘least costly’ ndaj Fondit të Sigurimit të Depozitave, maksimalizimin e kthimeve neto ndaj  kreditorëve si dhe administrimin e likuidimeve të rregullta për institucioneve financiare të mbuluara.